Bota

'Po zhytet si Titaniku'/ Stafi i 'Miller&Carter' braktisin restorantin që po fundoset, punonjësit: S'na besohet

Restoranti i biftekut Miller dhe Carter në vendin e Thurrock filloi të fundosej këtë mëngjes teksa stafi po përgatitej për shërbimin e drekës.

23 Dhjetor 2022, 19:38 Nga A.B
'Po zhytet si Titaniku'/ Stafi i 'Miller&Carter'
Restoranti

BRITANI E MADHE- Një restorant i njohur biftekësh në Mississippi, në qendrën tregtare Lakeside në Essex po 'po zhytet si Titaniku'. Kjo ka shkaktuar panik nga klientët të cilët kishin rezervuar për të ngrënë atje në ditën e Krishtlindjes, shkruan DailyMail.

Drejtori i qendrës tregtare Howard Oldstein tha se restoranti i biftekut Miller dhe Carter në vendin e Thurrock filloi të fundosej këtë mëngjes teksa stafi po përgatitej për shërbimin e drekës.

"Ne po e lejojmë atë të marrë kursin e saj të natyrshëm dhe pasi të jetë bërë, ne do të bëjmë atë që kërkohet për t'u marrë me situatën në fjalë," tha ai.

Anija, e vlerësuar si restoranti i katërt më i mirë në Greys në Tripadvisor, shihet teksa bie në thellësi të liqenit.

Lokali është mbyllur dhe është rrethuar nga personeli i sigurisë. Një punonjës në Las Iguanas i tha MailOnline se 'nuk e besonte' kur iu tha për herë të parë se restoranti po fundosej.

“Kur shkova në punë, dikush tha se anija ishte fundosur. Nuk i besoja. Dhe ja ku është”, tha ai.

restoranti miller dhe carter

Sondazh

Poll