Bota

ME VD-Shembet një pjesë restoranti në Bebek tek 'rruga e Shqiptarëve', klientët përfundojnë në det

Raportohet për katër të plagosur.

23 Dhjetor 2022, 20:08 Nga k.m.
ME VD-Shembet një pjesë restoranti në Bebek tek 'rruga e
Pamje nga Stambolli

TURQI- Panik në Stamboll, në zonën e Bebekut, për shkak të shembjes së një pjese të një lokali. Siç raporton rrjeti turk Haberler, është shembur parvazi i një restoranti pranë detit, e se 4 persona kanë mbetur të plagosur. Në të njëjtën kohë, përpjekjet e ekipeve të shpëtimit për të shpëtuar të rënët në det janë të ethshme.

Ata që ranë në det u shpëtuan, ndërsa në vendngjarje shkuan ekipet e policisë, zjarrfikëses dhe mjekësore. Katër të plagosurit janë dërguar në spital, por gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

"Sot rreth orës 21.00, 4 qytetarë kanë mbetur të lënduar nga shembja e një ballkoni në një restorant në rrugën Bebek Arnavutköy. Të lënduarit janë dërguar në spital nga ekipet e urgjencës mjekësore dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Në zonë janë marrë masat e nevojshme të sigurisë dhe ka nisur hetimi,"- tha Administrata Rajonale e Beshiktashit.

stamboll

Sondazh

Poll