Art&Argëtim

'Më mori shumë malli mam'/ Arbana surprizohet pas përfundimit të Festivalit, ndan fotot me të birin

Arbana kishte në publik një person të veçantë, djalin e saj Jonin, të cilin e përshëndeti nga skena.

23 Dhjetor 2022, 18:01 Nga A.B
'Më mori shumë malli mam'/ Arbana surprizohet pas
Arbana Osmani

TIRANË- Mbrëmjen e djeshme u mbajt finalja e Festivalit të Këngës, që këtë vit erdhi në drejtimin e Arbana Osmanit. Arbana kishte në publik një person të veçantë, djalin e saj Jonin, të cilin e përshëndeti nga skena.

Me të mbaruar festivali, Joni shkoi me vrap të përqafojë të ëmën, moment të cilin Arbana e ndau me ndjekësit në Instagram duke u shprehur se i biri i tha fjalët më të bukura.

'Më mori shumë malli mam'/ Arbana surprizohet pas

"Më mori shume malli kur dole ti te skena mam” ishin fjalët më të bukura mes plot vlerësimesh që kam marre pas këtij Festivali nga Joni im që ndenji deri në fund në sallë për të më dhuruar përqafimin më të ngrohtë ndonjëherë", shkruan moderatorja.

'Më mori shumë malli mam'/ Arbana surprizohet pas

arbana osmani

Sondazh

Poll