Bota

Kreu i qeverisë italiane kërkon votëbesim në Parlament, Conte: Duhet përmirësuar stabiliteti me BE

9 Shtator 2019, 15:28 Nga DOSJA
Kreu i qeverisë italiane kërkon votëbesim në Parlament,

ITALI- Giuseppe Conte, kreu i qeverisë italiane gjatë një fjalimi para deputetëve ka dejklaruar Italia e ka të nevojshme përmirësimin e paktit të stabilitetit me Bashkimin Europian.

Pasi BE-ja kërkon nga vendet anëtare që deficiti i tyre buxhetor mos jetë më shumë se 3% i PBB-së, ndërsa borxhi i tyre 60 përqindshin e PBB-së.

“Duhet ta përmirësojmë këtë pakt stabiliteti dhe aplikimin e tij, për të mbështetur investimet, përfshirë ato që duhet të mundësojnë zhvillime që respektojnë mjedisin dhe barazinë në planin shoqëror. Ka shumë sfida që na presin, duke filluar nga reforma e buxhetit, e cila do ta drejtojë vendin drejt një perspektive të fortë të rritjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm, madje edhe në një kontekst makroekonomik ndërkombëtar që karakterizohet nga një pasiguri e thellë. Qëllimi kryesor është të shmanget rritja e TVSH-së dhe të fillohet një lehtësim i ngarkesës së taksave. Mbrojtja e interesit kombëtar nuk do të thotë të braktisësh veten në tërheqje sterile izoluese, por të vendosësh vendin e vet mbi gjithçka që dhe kurrë nuk kushtëzohet nga presionet e fuqive ekonomike dhe ndikimet e padrejta të jashtme. Votbesimi për qeverinë ‘Conte 2’ do të fillojë sot rreth orës 7.30 të mëngjesit. Lëvizja 5 Yjet, Partia Demokratike dhe të ‘Lirë dhe të Barabartë’ do të votojnë në favor të ekzekutivit të ri. Kundër do të votojnë Lega, Forza Italia dhe Fratelli d’Italia. Ndërkohë, Fratelli d’Italia dhe Lega, përveç që pritet të mos japin besimin e tyre,  shprehën kundërshtimin e tyre ndaj ekzekutivit të ri me një demonstrim në Piazza Montecitorio.”-u shpreh Conte teksa paraqitej programi i qeverisë së tij para votëbesimit.

Burimi: 7dnews

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota conte itali votebesim conte itali votebesim

Sondazh

Poll