Bota

Krimi në Tetovë, avokati i autores së dyshuar: Vajza po mbahet nën mbikëqyrje mjeksore psikiatrike

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur dyshimet se bëhet fjalë për vrasje të qëllimshme ku pas sulmit  makina e tij është hedhur në lumin Shkumbin.

23 Dhjetor 2022, 13:52 Nga l.S
Krimi në Tetovë, avokati i autores së dyshuar: Vajza po mbahet
16-vjeçari i gjendur i pajetë në lumin Shkumbin

TETOVË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me 16-vjeçarin e gjetur të pajetë mëngjesin e ditës së djeshme në vendin e quajtur 'Banja e Tetovës'. 

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur dyshimet se bëhet fjalë për vrasje të qëllimshme ku pas sulmit  makina e tij është hedhur në lumin Shkumbin. Mësohet se autorja e krimit e cila është shoqëruar në polici, është një vajzë 16-vjeçare ende e paidentifikuar, e cila dyshohet se ka qenë edhe e dashura e viktimës.

Avokati mbrojtës i të miturës, Ibrahim Bajrami tha se vajza po mbahet nën mbikqyrje të specializuar psikiatrike me qëllim të konstatimit të gjendjes së saj mendore. Më tej, Bajrami tha se procedura ende është në fazë hetimore.

“Për momentin mund të them se bëhet fjalë për person të mitur të gjinisë femërore, nën 18-vjeç. Çështja është në procedurë hetimore dhe si e tillë për shkak të zbardhjes sa më korrekte të rastit është mirë që në këtë fazë t’i lëmë organet të bëjnë detyrën. Personi që unë e kam marrë ta përfaqësoj, nga sonte do të jetë nën mbikqyrje të stafit profesional mjekësor, për t’u vërtetuar gjendja e saj psiko-fizike. Kjo është shumë e rëndësishme për t’u vërtetuar gjendja faktike në lidhje me rastin shumë tragjik”, deklaroi avokati Bajrami.

Kujtojmë se një 16-vjeçar është gjetur i pajetë në lumin Shkumin në vendin e quajtur 'Banja e Tetovës' mëngjesin e ditës së enjte. Fillimisht ngjarja u raportua si vetëvrasje por, më pas nga hetimet e kryera rezultoi se i mituri dyshohet se u vra nga një 16-vjeçare e cila mësohet të ketë qenë edhe e dashura e tij. Sipas raportimeve të Alsat, e mitura është arrestuar nga policia dhe tashmë ndodhet në qelitë e paraburgimit. 

tetove

Sondazh

Poll