Bota

Tensionet në Veri/ Sulmohen gazetarët, 4 persona kërcënojnë me armë zjarri dhe i dëmtojnë automjetin punëtorit shqiptar

Pas tensioneve në veri të Kosovës, disa gazetarë të mediave vendase kanë rënë pre e sulmeve nga disa persona të maskuar.

23 Dhjetor 2022, 11:50 Nga l.S

Tensionet në Veri/ Sulmohen gazetarët, 4 persona

KOSOVË- Pas tensioneve në veri të Kosovës, disa gazetarë të mediave vendase kanë rënë pre e sulmeve nga disa persona të maskuar. 

Gazeta Sinjali shkruan se pre e dhunës ka rënë edhe punëtori i një kompanie që merret me tregtimin e artikujve të bujqësisë, kopshtarisë, ngrohjes dhe ftohjes. Mësohet se paraditen e djeshme, 46-vjeçari, F.I., teksa po udhëtonte për të shpërndarë mallin në komunat e pjesës veriore të Kosovës, dyshohet se është kërcënuar me armë zjarri nga 4 persona të maskuar në Leposaviç, të cilët i kanë dëmtuar edhe automjetin. 

Menjëherë pas ngjarjes, viktima ka shkuar në Mitrovicën e Jugut, nga ku ka denoncuar edhe rastin te organet e hetuesisë. Sakaq, policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes dhe që çojnë në identifikimin e autorëve të dyshuar. Autorët akuzohen për veprat penale, 'Kanosje' dhe ‘Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’.

Kujtojmë se janë bërë 14 ditë që nga momenti kur grupe të serbëve lokalë të veriut, në shenjë revolte për arrestimin e ish-policit serb, i cili dyshohet për sulm ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor, Dejan Pantiç, kanë ngritur barrikada në rrugët që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe Bërnjak.

Autoritetet e Kosovës kanë njoftuar se kanë kapacitete për heqjen e barrikadave por, se janë duke i dhënë kohë misionit të NATO-s dhe KFOR-it, që ta bindë komunitetin lokal që t’i zhbllokojë vetë rrugët.

kosove

Sondazh

Poll