Bota

Kriza politike në Malin e zi/ Gjukanoviç: Kërkojmë ndihmë nga BE-ja

Pas akademisë ceremoniale me rastin e 50 vjetorit të themelimit të Fakultetit Juridik, Gjukanoviç tha se ministrat e Punëve të Jashtme të Austrisë dhe Sllovenisë, Aleksander Shallenberg dhe Tanja Fajon, vizituan Malin e Zi për shkak të problemeve dhe krizës së thellë politike dhe institucionale.

23 Dhjetor 2022, 13:15 Nga a.l
Kriza politike në Malin e zi/ Gjukanoviç: Kërkojmë
Gjukanoviç

MAL I ZI- Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç ka kërkuar sërish ndihmën e Bashkimit Evropian për të dalë nga kriza e thellë institucionale dhe politike në të cilën ndodhet vendi. Pas akademisë ceremoniale me rastin e 50 vjetorit të themelimit të Fakultetit Juridik, Gjukanoviç tha se ministrat e Punëve të Jashtme të Austrisë dhe Sllovenisë, Aleksander Shallenberg dhe Tanja Fajon, vizituan Malin e Zi për shkak të problemeve dhe krizës së thellë politike dhe institucionale, shkruan Tannjug.  

'Tonet janë adekuate për thellësinë e problemeve që kemi. BE pret që vendi të respektojë rregullat politike evropiane. “Mali i Zi e ka respektuar këtë deri para disa vitesh', tha Gjukanoviç.

Më herët, shumica parlamentare, me votat e 41 deputetëve, miratoi për herë të dytë ndryshimet në Ligjin për Presidentin, pavarësisht opinionit të Komisionit të Venecias, i cili kërkoi që ligji të mos miratohej. Deputetët e formacionit pro-rus dhe pro-serb “Frontit Demokratik”, “Demokratët”, dhe “URA” duan që presidenti Gjukanoviç të propozojë një përfaqësues për përbërjen e qeverisë së re ose ta përjashtojë atë krejtësisht nga ky proces. Megjithatë, ai e ka nënshkruar të premten Ligjin e ndryshuar për Presidentin e Shtetit, por njoftoi se s’do ta thërras për konsultime Lekiç’in, pasi sipas tij, nuk dëshiron të bëhet pjesë e akteve anti-kushtetuese.

milo gjukanoviç

Sondazh

Poll