Bota

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy kthehet optimist në Kiev pas vizitës në SHBA: Po punojmë drejt fitores!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy i është kthyer punës në Kiev pas vizitës së tij historike në Uashington këtë javë.

23 Dhjetor 2022, 09:46 Nga a.l
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy kthehet optimist në Kiev pas
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy i është kthyer punës në Kiev pas vizitës së tij historike në Uashington këtë javë. Përmes një videojë të postuar në Telegram shprehet opitmist se ukrainasit po punojnë për të arritur drejt fitores. 

Unë jam në zyrën time. Ne po punojmë drejt fitores”, tha ai në videon e postuar në kanalin e tij Telegram.

Kreu i shtetit ukrainas diskutoi me senatorët nevojën për të ruajtur mbështetjen dypalëshe dhe dypartiake për Ukrainën në të ardhmen, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme për frenimin e agresionit rus dhe çlirimin e territorit ukrainas. Presidenti shprehu shpresën se Kongresi i SHBA-së do të miratojë një paketë mbështetjeje financiare për Ukrainën që arrin në pothuajse 45 miliardë dollarë. Palët diskutuan gjithashtu rëndësinë e njohjes grupit të ushtrisë private “ ëagner” si një organizatë terroriste. Gjatë bisedës me liderët e shumicës dhe pakicës në Senat, Volodymyr Zelensky vuri në dukje se është jashtëzakonisht e rëndësishme të mbështetet nisma ukrainase për krijimin e një gjykate të posaçme ndërkombëtare në lidhje me krimin e agresionit nga Federata Ruse kundër Ukrainës.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll