Bota

Spiunoi Rusinë dhe ndau sekretet shtetërore, Gjermania arreston punonjësin e shërbimit inteligjent

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një njoftimi zyrtar zyra e prokurorisë federale. Në njoftim theksohej se policia bastisi banesën e të dyshuarit dhe vendin e punës për të grumbulluar sa më shumë prova hetimore

23 Dhjetor 2022, 09:53 Nga a.l
Spiunoi Rusinë dhe ndau sekretet shtetërore, Gjermania arreston
BND

GJERMANI- Autoritetet gjermane kanë arrestuar një punonjës të shërbimit të saj të inteligjencës së jashtme (BND) me dyshimin për ndarjen e sekreteve shtetërore me Rusinë këtë vit. Bëhet fjalë për të dyshuarine identifikuar si Carsten L., arrestimi i të cilit është bërë të mërkurën në Berlin. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një njoftimi zyrtar zyra e prokurorisë federale. Në njoftim theksohej se policia bastisi banesën e të dyshuarit dhe vendin e punës për të grumbulluar sa më shumë prova hetimore, shkruan Reuters. 

I akuzuari dyshohet për tradhti shtetërore. Në vitin 2022, ai ndau informacionin që kishte ardhur gjatë punës së tij me një agjenci të inteligjencës ruse. Përmbajtja konsiderohet sekret shtetëror”, thanë prokurorët federalë në një deklaratë.

Një reagim ka ardhur edhe nga vetë shërbimi i inteligjencës së jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, ku bëhej me dije se punonjësi ishte vendosur në paraburgim dhe kontrollet në dy nga zyrat e saj ishin kryer. Autoritetet gjermane kanë paralajmëruar për rritjen e spiunimit rus duke pasur parasysh qëndrimin e Kremlinit me Perëndimin për pushtimin e Ukrainës. Sipas agjencisë vendase të inteligjencës, qeveria gjermane dëboi 40 "spiunë" rusë në prill./Dosja.al 

arrestohet punonjesi i sherbimit inteligjent ne gjermani

Sondazh

Poll