Bota

Zgjedhjet në Moskë, goditet keq partia e Presidentit rus, Putin

9 Shtator 2019, 15:05 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Moskë, goditet keq partia e Presidentit rus, Putin

RUSI- Partia në pushtet e Rusisë së Bashkuar, ka pësuar humbje të mëdha në zgjedhjet e së dielës në parlamentin e Moskës, shkruajnë mediat e huaja.

Partia humbi gati një të tretën e vendeve në parlament, me 45 anëtarë, por mbetet në rrugën e duhur për të mbajtur shumicën e saj me rreth 26 vende.

Ndërkohë tre kandidatë nga partia opozitare e qendrës ‘Jabloko’, kanë arritur të pranohen në Parlamentin e Moskës.

E nga ana tjetër deputetët e tjerë rrjedhin nga Partia Komuniste dhe formacione të tjera më afër Kremlinit.

Por lidhur me zgjedhjet, sondazhet kishin parashikuar një rënie  të Rusinë e Bashkuar.
Nga 56 milionë votues, kanë marrë pjesë vetëm 21.63% e tyre.

Kujtojmë që votimet në Rusi vijnë pas protestave masive në Moskë, ku mijëra njerëz janë arrestuar nga policia si shkak i demontratave brutale e të dhunshme, si shkak i përjashtimit të kandidatëve të opozitës.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota moskë zgjedhjet në rusi moskë zgjedhjet në rusi

Sondazh

Poll