Politike

VIDEO- SHERRI pas dëbimit të Bardhit! Rama kapet me Salianjin e Nallbatin: Duhet t'ua shpjegoj fëmijëve të mi, ore palaço, zagar

Në fund të sallës, u kthye Bledion Nallbati, të cilin kreu i qeverisë e quajti zagar.

22 Dhjetor 2022, 16:57 Nga F.M
VIDEO- SHERRI pas dëbimit të Bardhit! Rama kapet me Salianjin e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është përplasur me Opozitën edhe pas dëbimit të deputetit të Partisë Demokratike Gazment Bardhi. Në momentin që deputetët e tjerë po linin sallën, Rama u kap me deputetin tjetër Ervin Salianji, të cilit i tha se duhet t'ja shpjegonte fëmijëve të tij akuzat. Në fund të sallës, u kthye Bledion Nallbati, të cilin kreu i qeverisë e quajti zagar.

Pjesë nga biseda: 

Edi Rama: Ta harroni ju, kriminelë e mafiozë, jeni bërë ca ju këtu. Jo po mafiozë e kriminelë, ca lolo ca palaço.

Nga salla: Po lëre tani

(Flet Salianji nga vendi)

Edi Rama: Më duhet t’ua shpjegoj fëmijëve të mi, t’ua them, ai është një palaço.

Kthehet Opozita (Flet Bledion Nallbati)

Edi Rama: Ik ere, ik ere zagar. Ore palaço.

edi rama seance plenare 22 dhjetor 2022

Sondazh

Poll