Politike

Debat për Ardian Dvoranin në Kuvend, Alibeaj-Ramës: Doni të 'peshkoni' votat tona, le të caktohet i zgjedhuri nga KED, ti s'i ke 84 vota

Kreu i Grupit të PD, pretendon se i gjithë ky skenar po bëhet për të zgjedhur Ardian Dvoranin për Kushtetuesen.

22 Dhjetor 2022, 16:28 Nga k.m.
Debat për Ardian Dvoranin në Kuvend, Alibeaj-Ramës: Doni të
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Enkelejd Alibeaj është shprehur se procesi i votimit të fshehtë për zgjedhjen e anëtarit të radhës së Gjykatës Kushtetuese është bërë për të manipuluar procesin e votimit. Në fjalën e tij në Kuvend, sipas Alibeaj, mazhoranca është në dijeni që i duhet një kuotë e caktuar votash për të kaluar një projektligj dhe duke ditur që nuk arrijnë t’i plotësojnë këto vota, “peshkojnë” sa andej-këndej, duke nënkuptuar se janë vota të opozitës ato që do të "rrjedhin". Kreu i Grupit të PD, pretendon se i gjithë ky skenar po bëhet për të zgjedhur Ardian Dvoranin për Kushtetuesen.

"Për të qartësuar diçka po ta shpjegoj po pate durimin për ta kuptuar do ta shohësh se gjurmët i ke. Për të zgjedhur një anëtar të GJK, duhen 84 vota, ti nuk i ke. Reforma në Drejtësi thotë një gjë të thjeshtë thotë që kur nuk i ke votat, zgjidhet ai që KED ka vendosur të parin. Pyetja që kam unë është që pse ngulmoni që ta fusni në votim? Pse e ngatërroni me historinë e Avokatit të Popullit? E kuptova që u qartësove. Se çfarë vendimi të marrësh, ta sjellësh këtu, do të peshkosh ndonjë votë andej këndej. Për Avokatin e Popullit, nga ana jonë nuk është kërkuar asnjë avokat populli për opozitën. E keni thënë ju. Kandidaturat që kanë ardhur kanë ardhur në mënyrë transparente. Publikisht kam thënë se cila ishte mbështetja jonë. Ti e the që do të jetë me opozitën. E thatë që nuk mbështesni askënd. Pse i bashkoni me kuti, siç bëheshin në kohën e pandemisë, është vazhdimi i skenarit për të peshkuar. Nëse nuk i ke 3/5 e votave, shkon ai që ka vendosur KED. Dhe janë të gjithë duarjashtë nga politika. E gjitha bëhet për të peshkuar, synimi ynë është i qartë doni të çoni Dovranin, nuk e bëni dot për të korruptuar procedurat. Një gjë është e vërtetë, ku është demaskimi i procedurës,"-tha Alibeaj.

enkelejd alibeaj seance plenare 22 dhjetor 2022

Sondazh

Poll