Politike

Rama i prerë: S'votojmë avokatët e vulëhumburve që kanë humbur çdo gjyq me ne! Bardhi: Keni lënë gjurmë. Kryeministri: Gjëmoni bishtin se do e kapni

Bardhi u shpreh se qëllimi i Partisë Socialiste është kapja e institucioneve, ndëtsa Rama e mohoi këtë gjë.

22 Dhjetor 2022, 16:15 Nga F.M
Rama i prerë: S'votojmë avokatët e vulëhumburve që
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pasur debate të forta me deputetin e Partisë Demokratike Gazment Bardhi. Në fjalën e tij nga vendi, në Kuvend, Rama tha se nuk do të votonte asnjë nga kandidaturat e Opozitës për Avokatin e Popullit. Bardhi u shpreh se qëllimi i Partisë Socialiste është kapja e institucioneve, ndëtsa Rama e mohoi këtë gjë.

Pjesë nga biseda mes tyre: 

Edi Rama: E keni keqkuptuar ju procesin e avokatit të popullit, nuk funksionon kështu. Ne nuk kemi sjellë këtu që të votohej ndonjë avokat që e kalon jetën duke bërë gjyqe kundër kundërshtarit, kemi gjetur figura që mund të gjejnë, në mos pritjen me krah hapur, pëlqimin me votë. Si do votojmë ne një avokat që ka humbur çdo gjyq me ne, s'ka shans të ndodhë, nuk i votojmë ne ato kandidatura që keni sjellë ju. As njërin që është avokat i partisë tuaj në luftë për vulën, as tjetrin që është kandidat i vulëhumburve. S'ka. Ashtu. Votimi tjetër është votim i lirë i gjithsecilit, kështu që luftën me mafian vazhdojeni në rrugët e fantazive tuaja. Pse bërtet tani, atë dëgjuam a mbarova

Gazment Bardhi flet nga vendi

Ermonela Felaj: Mos ndërhy, do ketë të drejtë kryetari i grupit të ndërhyjë

Edi Rama:S'e kemi kurrë problem të themi se çfarë duam të bëjmë. S'kemi marrë asnjë vendim politik për këtë gjë, Nuk e kuptoj pse duhet t'ju japim juve llogari se kë duam të votojmë, po ju them dhe një tjetër arsye. S'do kishim asnjë problem t;jua thonim, ne do të votojmë këtë. Nuk e kemi marrë, ndaj të gjithë do të votojnë lirisht. Luftën me mafian vazhdoni bëjeni me veten. Këta jeni ju, offshore, por unë nuk ua vërtetoj dot. Jeni të njëjtët. thjesht ndryshojnë fytyrat. Kjo është e vërteta.

Gazment Bardhi: Keni lënë gjurmë

Edi Rama:Gjurmë përse

Gazment Bardhi: Në tentativa për të kapur..

Edi Rama:Për të kapur kë more? Kë? Ah... ju më kujtoni atë shprehjen, i gjëmoni bishtit, vazhdoni se do ta kapni.

edi rama gazment bardhi seance plenare 22 dhjetor 2022

Sondazh

Poll