Politike

Bardhi&Alibeaj bashkë kundër Felaj, "luftë" për fjalën dhe kunja me Ramën: Ta tregoj unë edhe liderin...

Gazment Bardhi kërkoi që të merrte fjalën në vend të Alibeajt për të "sqaruar" kryeministrin Edi Rama lidhur me votimin e radhës së anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. 

22 Dhjetor 2022, 16:36 Nga k.m.
Bardhi&Alibeaj bashkë kundër Felaj, "luftë"
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe kolegu u tij, Enkelejd Alibeaj patën një përplasje me Ermonela Felajn për marrjen e fjalës në Kuvend. Bardhi kërkoi që të merrte fjalën në vend të Alibeajt për të "sqaruar" kryeministrin Edi Rama lidhur me votimin e radhës së anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. 

PJESË NGA DEBATI:

Felaj: Kolegët iu lutem do më lejoni të bëj detyrën time. Nëse doni që t'i jepni drejtim është që të ftojmë Kuvendin në votim. Ju lutem drejtuesi do të veprojë në momentin që do të jemi në atë diskutim. Ju lutem zoti Bardhi iu dëgjova. Më fal. Ngriheni si kryetar grupi. Ka një kryetar grupi dhe flet vetë ai..

Bardhi: Ma ka kaluar fjalën

Alibeaj: Ia kam kaluar unë.

Felaj: Po ngrihet në këmbë dhe të thotë ia kam deleguar fjalën zotit Bardhi. Edhe do e mbyllim këtu për debat.

Alibeaj: Me qetësi. Ndjesë. Merreni më qetë. Po ç'ke ke frikë nga përgjigjia? Ta tregoj unë edhe liderin. Do përgjigje? Ja ta jep zoti Bardhi.

Bardhi: Jam person i autorizuar unë, ma jep fjalën.

Felaj: Zoti Bardhi dhe Alibeaj se jemi dhe juristë, nuk më lejohen gabime kaq të rënda. Zoti Bardhi iu dhashë kohën që kërkuat. U dëgjuat të gjithë.

gazment bardhi seance plenare 22 dhjetor 2022

Sondazh

Poll