Politike

"Do kapni Kushtetuesen"/ Rama: Po ta kishim vendosur, do t'ua thoja në sy

Në fjalën e tij, Rama tha se nuk kanë vendosur se kë do tëvotojnë në grup.

22 Dhjetor 2022, 16:24 Nga F.M
"Do kapni Kushtetuesen"/ Rama: Po ta kishim vendosur, do t'ua
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deputetit të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i cili tha në Kuvend se Partia Socialiste kërkon të 'kapë' Gjykatën Kushtetuese. Në fjalën e tij, Rama tha se nuk kanë vendosur se kë do tëvotojnë në grup. Ai shtoi se nëse do ta kishin bërë këtë gjë, do ta kishin pranuar hapur dhe nuk kishin pse ta fshihnin. 

"Dëgjoj që m’u referua mua Bardhi, është për të ardhur keq që kjo gjuha ekstreme me mafie, indtimidime, me kriminela, është bërë buka e përditshme e çdo  fjalimi dhe ndërhyrje për procedurë e të gjithëve bashkë, por edhe njëherë tjetër, e vërteta është tjetër. Grupi i PS nuk funksionon në mënyrë klandestine, kur ka votime politike dhe kur ka vendimmarrje të unifikuar politikisht marrim vendime, keni dëgjuar ju që kemi marrë vendim për të mbështetur politikisht ndonjë figurë që vjen nga drejtësia, kur e keni dëgjuar, kjo është fantazi. Kjo është një fantazi, është si puna e asaj offshoret, ti e di që je, por unë nuk ta provoj dot sepse offshoret janë për tu fshehur. Ne nuk kemi asnjë problem tua themi juve në sy atë që kemi vendosur. Nëse ne do kemi marrë një vendim politik do ua thoshim në sy, nuk do linim gjurmë që t'i kapnit ju gjurmët, do jua thonim. Ne nuk e kemi një vendim të tillë, kur ta kemi do t'ua shpejgojmë,"- tha Rama ndër të tjera. 

edi rama seance plenare 22 dhjetor 2022

Sondazh

Poll