Politike

Rishikimi i buxhetit, Vasili: Paratë këtu bëhen copa copa në rrugë

Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Vasili u shpreh se paratë e buxhetit të shtetit po bëhen copa copa në rrugë. 

22 Dhjetor 2022, 15:08 Nga I.A
Rishikimi i buxhetit, Vasili: Paratë këtu bëhen copa copa në
Petrit Vasili

TIRANË- Deputeti demokrat Petrit Vasili ka deklaruar se qeveria nuk ka asnjë aftësi planifikuese në lidhje me buxhetin e shtetit. Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Vasili u shpreh se paratë e buxhetit të shtetit po bëhen copa copa në rrugë. Po ashtu, Vasili ka theksuar se qeveria është jofunksionale.

"Kjo qeveri ka zero aftësi planifikuese. Këto dy muaj, apo pak javë që janë, se e kanë bërë fakt të kryer, do shpenzojnë më shumë se kaq. I ikim dot kësaj analize? Skemi qeverisje. Zero qeverisje. Ashtu siç shfaqet klienti i radhës në zyrën e zyrtarit, transferohen paratë nga këtu, këtu. Para për buxhetin bëhen copa-copa në rrugë. 33 deputetë shkuan në Gjykatën Kushtetuese për një akt normativ të kohës. Ata e rrëzuan aktin normativ në Kushtetuese. Ky është qëllimi i tyre. S’kanë turp dhe sot na bien 4 akte në një vit. Ku është emergjenca për të nisur projekti për Llogaranë?! Shpjegojuani shqiptarëve. Këta shkuan e fituan, ai që bërtiti i ekzaltuar Rama, ishte atëherë në opozitë. Kur vjen në pushtet bëhesh lapanjoz”, tha Vasili.

petrit vasili seance plenare 22 dhjetor 2022

Sondazh

Poll