Politike

Vizita e kryeministrit grek, banorët e Derviçanit tregojnë problemet: S'kemi energji

Banori tregoi se ka ndërprerje të energjisë elektrike dhe probleme me ujin e pijshëm.

22 Dhjetor 2022, 14:23 Nga a.l
Vizita e kryeministrit grek, banorët e Derviçanit tregojnë
Banorët e Derviçanit

DERVIÇAN- Banorët e Derviçanit dolën sot për të pritur kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis i cili zhvilloi një vizitë në këtë zonë. Një prej tyre u shpreh se vizita e Mitsotakis është e rëndësishme, teksa tregoi edhe disa nga problemet që janë konstatuar në zonë. Banori tregoi se ka ndërprerje të energjisë elektrike dhe probleme me ujin e pijshëm.

Ka rëndësi se është personalitet, një kryeministër që ka ardhur pas shumë vitesh, pas të atit të tij këtu. Kush ka diçka për ta thënë, unë për momentin nuk jam menduar të them diçka. Shtëpi pa halle nuk ka. Njëlloj. Kemi problem energjinë elektrike se e presin shpesh. Ku është qëllimi nuk e di, mbase duhet investuar në këtë fushë. Kishim ndërprerje të shpeshta, nuk e di ku vjen kjo, por ndërpritej. Disa janë të punësuar jashtë, ata që janë këtu, janë këtu. Ata që janënë emigracion që punojnë, shkojnë edhe vijnë. Për momentin, këta që janë këtu, janë më pak se është edhe stinë dimri tani, afrohen festat, në bazë preferencash, disa duan ta kalojnë këtu, disa andej. Uji ka qenë problem, por tani ka filluar të stabilizohet me ujësjellësin e ri. Akoma nuk ka hyrë në funksion, por hapi i parë është bërë, hapi i madh që u bë investimi, ky është. Ka patjetër probleme “, theksoi ai.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka vizituar sot zonat minoritare grek. Vizita e tij nisi nga Himara, Derviçani e të gjitha zonat e tjera ku jetojnë minoritarët grekë. Kreu i qeverisë greke është shoqëruar nga peshëngritësi i njohur Pirro Dhima, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, kreu i Omonias, Fredi Beleri si dhe kryeministri Edi Rama. Në Derviçan, ai u prit me lule, muzik e valle greke dhe para banorëve, ai u shpreh se rruga e Shqipërisë drejt BE-së kalon nga çështja e zgjidhjes së pronave të minoritarëve, duke caktuar kushtin e tij për OK-n e Greqisë.

mitsotakis ne himare

Sondazh

Poll