Aktualitet

Tentohet të grabitet magazina në Kashar, dy vëllezër përfundojnë në pranga

Hetimet kanë zbuluar se dy vëllezërit janë hetuar dhe për vjedhje të tjera. 

22 Dhjetor 2022, 15:55 Nga F.M
Tentohet të grabitet magazina në Kashar, dy vëllezër
Policia e Tiranës

TIRANË- Dy vëllezër janë vënë në pranga pasi akuzohen për tentativë grabitjeje. Në njoftimin e Policisë së Tiranës, bëhet me dije se M. J., 34 vjeç dhe J. J., 20 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë, janë arrestuar pasi janë kapur në flagrancë në tentativë për të vjedhur në një magazinë, në rrugën "Pavarësia". Hetimet kanë zbuluar se dy vëllezërit janë hetuar dhe për vjedhje të tjera. 

Njoftimi i policisë Tiranë

U kapën në flagrancë në tentativë për të vjedhur në një magazinë, vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër). Sekuestrohen një automjet dhe materiale të ndryshme të vjedhura më parë nga këta shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në inteligjencën informative se dy shtetas do të vidhnin në një magazinë, në bulevardin e Kasharit, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e tyre.

Në rrugën "Pavarësia", gjatë natës, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë në tentativë për të vjedhur në një magazinë, shtetasit M. J., 34 vjeç dhe J. J., 20 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta dy shtetas kanë kryer disa vjedhje të tjera. Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të tyre. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një automjet që dyshohet se përdorej nga dy vëllezërit, për të kryer vjedhjet, si dhe materiale të ndryshme, të dyshuara të vjedhura më parë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

policia e tiranes

Sondazh

Poll