Aktualitet

Sulmet kibernetike të Iranit, Apeli heq masat e sigurisë për 5 punonjësit e IT në DAP

Për ta ishte masa e sigurisë detyrim paraqitje, për shkak të hetimeve për sulmet kibernetike në Shqipërisë.   

22 Dhjetor 2022, 13:44 Nga I.A
Sulmet kibernetike të Iranit, Apeli heq masat e sigurisë për 5
Gjykata e Tiranes

TIRANË- Gjykata e Apelit Tiranë ka hequr masat e sigurisë për 5 punonjësit në sektorin e IT-së në Departamentin e Administratës Publike. Për ta ishte masa e sigurisë detyrim paraqitje, për shkak të hetimeve për sulmet kibernetike në Shqipërisë.   

“Mbi ankimet e personave nën hetim të sipërcituar, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga gjyqtari Z. Genti Shala, me vendimet respektive të datës 22.12.2022, vendosi të shfuqizojë vendimet e marra nga gjykata e shkallës së parë për caktimin e masës së sigurimit”, njofton gjykata.

Punonjësit e administratës Alketa Sulo, Altin Sallaku, Rudina Llagami, Igli Lubonja dhe Albi Gjeka akuzohen për veprën penale ‘shpërdorim detyre’. Kjo pasi, nga hetimet është zbuluar se hackerat kanë shfrytëzuar aksesin që ka sistemi i IT-së së DAP në data baza-t që janë hackeruar. Prokuroria e Tiranës ka dalë në përfundimin se sulmi do ishte shmangur nëse do ishin azhornuar me anti-viruset më të fundit.

alketa sulo altin sallaku rudina llagami igli lubonja albi gjeka irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll