Aktualitet

Fshihte në banesë lëndë kimikate të rrezikshme, vihet në hetim 70- vjeçari në Elbasan

Lëndët kimikate janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

22 Dhjetor 2022, 14:11 Nga a.l
Fshihte në banesë lëndë kimikate të rrezikshme, vihet
Policia

ELBASAN- Një 70-vjeçar është vënë në hetim nga policia e Elbasanit ditën e sotme. Bëhet fjalë për të moshuarin e identifikuar me iniciale Sh. N., nga Elbasani ku në banesën e tij janë gjetur lëndë kimikate të rrezikshme për shëndetin. 

Lëndët kimikate janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Mësohet se ai nuk kishte dokumentacionin përkatës për to e për pasojë është vënë nën hetim. I moshuari pritet të përballet me akuzën për këtë vepër penale. 

arrestime në elbasan

Sondazh

Poll