Aktualitet

U përplas dy ditë më parë nga një fuoristradë, ndërron jetë 58-vjeçari shqiptar në Itali(EMRI+FOTO)

Punëtori me origjinë shqiptare dhe banues në Sassuolo ka ndërruar jetë në poliklinikën Baggiovara, ku ishte transportuar pas aksidentit. 

22 Dhjetor 2022, 15:42 Nga d.a.
U përplas dy ditë më parë nga një fuoristradë,
Hyka

ITALI- Zyhdi Hyka, 58-vjeçari shqiptar i cili u përplas nga një fuoristradë mbrëmjen e së hënës teksa po kalonte rrugën në via Fanti, në kryqëzimin me via Gorizia, ka humbur jetën pasditen e djeshme. 

Sipas mediave italaine, punëtori me origjinë shqiptare dhe banues në Sassuolo ka ndërruar jetë në poliklinikën Baggiovara, ku ishte transportuar pas aksidentit. 

Zyhdiu ka lënë pas  gruan, dy vajza, një djalë dhe tre nipër e mbesa. Pas marrjes së lejes, trupi i 58-vjeçarit do të transportohet në Shqipëri, ku do ti jepet lamtumira e fundit.

Nga përplasja, Hyka është hedhur dhe ka rënë përsëri në asfalt. I shpëtuar nga mjekët e dërguar nga 118 dhe duke u shfaqur menjëherë i rëndë, 58-vjeçari u transportua në Qendrën e Traumës të spitalit Baggiovara me kodin e gravitetit maksimal.

zyhdi hyka vdes shqiptari ne itali

Sondazh

Poll