Aktualitet

Tiranë/ Vodhën një banesë një muaj më parë, Gjykata lë në burg xhaxhain dhe nipin e tij

Xhaxha e nip janë vënë në pranga me akuzën për veprën penale 'Vjedhja me armë' dhe 'prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake''.

22 Dhjetor 2022, 12:37 Nga a.l
 
Tiranë/ Vodhën një banesë një muaj më parë,
Gjykata e Krujës

KRUJË- Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në burg dy persona të arrestuar për një vjedhje të ndodhur në 7 nëntor të këtij viti. Dy të arrestuarit e identifikuar me iniciale K.G dhe nipi i tij Xh.G., akuzohen si personat përgjegjës për vjedhjen e bërë në banesën e personit të identifikuar me iniciale I.K.

Xhaxha e nip janë vënë në pranga me akuzën për veprën penale 'Vjedhja me armë' dhe 'prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake''. Pas arrestimit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Krujës ka konsideruar të ligjshëm arrestimin dhe akuzat që rëndojnë ndaj tyre për veprat penale të “vjedhjes me armë” dhe “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake”. Mësohet se më herët Xh.G ka ankimuar vendimin por gjykata e Apelit nuk e ka marrë parasysh ankesën dhe sot vendosi që të lërë në fuqi arrestimin dhe hetimin e tij. Gjithashtu, mësohet se xhaxhai i tij, K.G nuk ka ankimuar vendimin.

arrestime ne tirane

Sondazh

Poll