Politike

Vizita në Tiranë, Dendias publikon foto nga dreka me Ramën: E kishte shtruar për nderin tim...

Kryediplomati Dendias ka nxjerrë një foto nga takimi me kryeministrin Edi Rama, ndërsa shkruan se ai u prit nga Rama në një drekë pune, teksa në qendër të bisedimeve të këtij takimi ishin pikërisht marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve tona.

21 Dhjetor 2022, 17:38 Nga k.m.
Vizita në Tiranë, Dendias publikon foto nga dreka me Ramën: E
Nikos Dendias dhe Edi Rama

TIRANË- Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka postuar foto nga dreka që po konsumon me kryeministrin Edi Rama. Në profilin e tij në rrjetin social “Twitter”, kryediplomati Dendias ka nxjerrë një foto nga takimi me kryeministrin Edi Rama, ndërsa shkruan se ai u prit nga Rama në një drekë pune, teksa në qendër të bisedimeve të këtij takimi ishin pikërisht marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve tona.

"Në përfundim të vizitës sime në Tiranë, mora pjesë në një drekë të shtruar për nder tim nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Marrëdhëniet dypalëshe, perspektiva e Shqipërisë drejt BE-së dhe zhvillimet rajonale ishin në fokus të diskutimit,"- shkruan Dendias në postimin e tij.

POSTIMI I PLOTË:

nikos dendias edi rama nikos dendias ne tirane

Sondazh

Poll