Bota

Kaos në Francë, greva e papritur e hekurudha lë në "rrugë" 200 mijë udhëtarë

Operatori kombëtar hekurudhor SNCF shkurtoi një të tretën e trenave të planifikuar për fundjavën e Krishtlindjeve në një kohë kur miliona francezë udhëtojnë tradicionalisht për tubime familjare.

21 Dhjetor 2022, 17:27 Nga d.a.
Kaos në Francë, greva e papritur e hekurudha lë në
France

FRANCË- Rreth 200,000 persona në Francë po përpiqeshin sot për të gjetur një mënyrë tjetër udhëtimi përpos trenave pasi një grevë hekurudhore shkaktoi kaos në prag të Krishtlindjes.

Operatori kombëtar hekurudhor SNCF shkurtoi një të tretën e trenave të planifikuar për fundjavën e Krishtlindjeve në një kohë kur miliona francezë udhëtojnë tradicionalisht për tubime familjare. Shërbimet e prekura më keq ishin linjat TGV me shpejtësi të lartë, shtylla kryesore e udhëtimit hekurudhor në distanca të gjata në Francë, tha SNCF.

Sipas faqes së internetit të SNCF, gjysma ose më shumë e trenave të planifikuar u anuluan për fundjavë në itineraret kyçe si Parisi në Rennes, Franca perëndimore, ose Parisi në Bordeaux, në jugperëndim.

Operatori hekurudhor premtoi ri-prenotime pa pagesë, duke përfshirë edhe vendet më të shtrenjta, por shumica e TGV-ve ishin rezervuar plotësisht të mërkurën. Ai ofroi gjithashtu të paguante dyfishin e çmimit origjinal të biletës për njerëzit që nuk ishin në gjendje të rezervonin, por udhëtarët që rrinin në radhë në stacionet hekurudhore thanë se kjo nuk ishte shumë ngushëllim për një festë të shkatërruar.

Shefi i divizionit të udhëtimit të SNCF, Christophe Fanichet, e quajti më herët të mërkurën aksionin e grevës nga inspektorët e udhëtimit, të nisur pa mbështetjen e sindikatës, "skandaloz" dhe "të papranueshëm".

"Ju nuk goditni në Krishtlindje," ra dakord zëdhënësi i qeverisë Olivier Veran.

Kërkesa për bileta ajrore është rritur katërfish që nga shpallja e grevës, sipas faqes së udhëtimit Liligo. Platformat Carshare dhe kompanitë e makinave me qira raportuan gjithashtu një rritje të mprehtë të rezervimeve.

greve ne france christophe fanichet

Sondazh

Poll