Politike

“Nuk më heq dot shërbëtori i Ramës”, Spaho në Kuvend: S’më ka zgjedhur Alibeaj, por zgjedhësit

Spaho kërkon llogari se pse është përjashtuar si deputet i Partisë Demokratike, ndërsa tha se nuk është zgjedhur nga Enkelejd Alibeaj, por nga zgjedhësit.

21 Dhjetor 2022, 17:04 Nga A.B
“Nuk më heq dot shërbëtori i Ramës”, Spaho
Edmond Spaho

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho, gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit foli për përjashtimin e disa prej deputetëve nga grupi parlamentar i PD. Ai kërkon llogari se pse është përjashtuar si deputet i Partisë Demokratike, ndërsa tha se nuk është zgjedhur nga Enkelejd Alibeaj, por nga zgjedhësit.

“Ju jam drejtuar dhe më parë se pse me klasifikoni në grupin e deputetëve të pavarur. Më thoni nenin e rregullores përkatëse për dokumentin që keni marrë përsipër që të na klasifikoni si të pavarur. Me formimin që kam arrij të kuptoj që vendimmarrja më takon mua dhe unë e kam bërë në shtator ku kam zgjedhur të jem deputet i PD. Pse? Nuk më ka zgjedhur Enkelejd Alibeaj, por zgjedhësit. Si rrjedhojë nuk ka asnjë të drejtë shërbëtori i Ramës të më heqë”, u shpreh Spaho në Kuvend.

seance plenare 21 dhjetor 2022

Sondazh

Poll