Aktualitet

Basha thirrje shqiptarëve nga selia blu: Mosbindje civile nga jugu në veri

26 Shkurt 2019, 20:44 Nga DOSJA
Basha thirrje shqiptarëve nga selia blu: Mosbindje civile nga jugu në

Kreu i PD-së, Lulzim Basha pas mbylljes së protestës ka folur nga selia blu duke i bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkohen për të rrëzuar qeverinë e Ramës. para simpatizantëve pas mbylljes së protestës para Kuvendit, e cila u shoqërua me tensione dhe policia hodhi gaz lotsjellës disa herë ndaj protestuesve që tentuan të çajnë kordonin.

Basha u shpreh se opozita nuk do të njohë policinë që ushtroi dhunë ndaj qytetarëve dhe se mosbindja civile do shtrihet nga jugu në veri.

Sot i treguam mbarë botës se ky vend ka zot dhe zot janë qytetarët. Sot Edi Rama përdori dhunën e verbër ndaj qytetarëve që protestonin në paqe. Tani ai do të trajtohet si tradhëtar. Sot, ne nuk kemi më Kuvend, nuk kemi më qeveri dhe për fat të keq nuk kemi as polici. Kemi një bandë hajdutësh dhe kriminelësh që kanë vjedhur Shqipërinë.  Sonte le t’i çojmë këtë mesazh çdo qytetari që ne nuk njohim më jo vetëm qeverinë e krimit por edhe policinë e krimit. Mosbindja civile do të shtrihet nga jugu në veri dhe do ta çlirojmë këtë vend. Të bashkuar si asnjëherë, demokratë dhe socialistë, myslimanë dhe të krishterë, gegë e toskë do të vazhdojmë rrugën tonë drejt demokracisë evropiane. Zoti iu bekoftë! Fitore!

Lulzim Basha, Kryetar i PD

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lulzim basha mosbindje civile lulzim basha mosbindje civile

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Shkurt 2019, 18:38

Protestuesi i opozitës ngjitet në shtyllë (Foto)

TIRANË- Një protestues i opozitës, është parë teksa është ngjitur në një shtyllë përpara parlamentit, ku dhe u mbajt tubimi i saj i radhës. Ai ka qëndruar ...