Aktualitet

Hematoma dhe helmim nga gazi lotsjellës, 13 protestues të shtruar në spitalet e Tiranës

26 Shkurt 2019, 20:46 Nga DOSJA
Hematoma dhe helmim nga gazi lotsjellës, 13 protestues të shtruar

TIRANË– Deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka vizituar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” si dhe në Spitalin e Traumës disa të plagosur nga protesta para Parlamentit.

Gjatë bisedës me deputetin demokrat, të plagosurat thanë se ishin helmuar nga gazi i përdorur prej policisë, edhe pse ishin larg protestës pranë një qendre tregtare ngjitur me Pedonalen. Përveç të helmuarve në Spitalin e Traumës kishte edhe të plagosur me hematoma.

Siapas deputetit demokrat Spahia, nga protesta e opozitës para Kuvendit mbetën të plagosur 13 protestues.

Kryesisht lëndimet vijnë nga përdorimi i gazit lotsjellës, i cili sjell shumë efekte anësore për një periudhë shumë të gjatë tek të dëmtuarit.

Ditën e sotme, prej tre orësh opozita zhvilloi një protestë para Kuvendit. Protesta filloi me tensione pasi qytetarët kanë shtyrë disa prej deputetëve socialistë. Më pas protestuesit u përplasën me kordonin e policisë pasi tentuan që të futeshin në Kuvend. Për të shpërndarë turmën policia hodhi gaz lotsjellës. (Lexo këtu)

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bardh spahia gaz lotsjelles protesta e opozites 26 shkurt 2019 qsut seanca plenare 26 shkurt 2019 bardh spahia gaz lotsjelles protesta e opozites 26 shkurt 2019 qsut seanca plenare 26 shkurt 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Shkurt 2019, 18:38

Protestuesi i opozitës ngjitet në shtyllë (Foto)

TIRANË- Një protestues i opozitës, është parë teksa është ngjitur në një shtyllë përpara parlamentit, ku dhe u mbajt tubimi i saj i radhës. Ai ka qëndruar ...