Aktualitet

Gazi lotsjellës i Gardës/Gazetari: Si lëndët helmuese luftarake, qytetarët me urgjencë në spital

27 Shkurt 2019, 06:28 Nga DOSJA
Gazi lotsjellës i Gardës/Gazetari: Si lëndët helmuese

Gazetari Ilir Kadia ka treguar se teksa ishe duke shkuar për ngushëllim në familjen e të ndjerës Sadije Agolli  gaz lotsjellës iu dogji sytë. Kadia shprehet se gazi ishte shumë i fortë sa u detyruan të vendosnin shami tek hundët pasi ishte si lëndë helmuese luftarake. 

“Që policia lëshon gazlotsjellës për të shpëndarë protestuesit kur sulmohet e di më shumë nga televizori por që të ish kaq i fortë gazi, si lëndët helmuese luftarake që mësonim në shkollë qëmoti, nuk ma priste mendja! Ngjitëm shkallët për tek shtëpia e Dritëroit me shami lidhur hundët si ushtarë të Lëvizjes për Çlirimin e Palestinës qëmoti. Ndërkohë autoambulanca anës sheshit merrnin pa ndarë si urbanë qytetarë në hall të tyre që gazi lotsjellës i digjte sytë fort! “, shprehet ai.

Gjatë protestës së djeshme Garda hodhi gaz lotsjellës para parlamentit dhe shumë qytetarë u dërguan në spital. (lexo këtu)

Shtëpia e të ndjerës Sadije Agolli nuk është shumë larg godinës së Kuvendit, aty ku edhe u zhvillua dje protesta e opozitës.

Reagimi i plotë:

Tiranës i djegin sytë! 
U takuam para pallatit të Dritëroit për të shkuar e ngushulluar për humbjen e Sadijes! Ishim 6-7 burra! Befas një valë gazi lotsjellës na përvëloi sytë e dogji fytin! Ishim goxha larg Parlamentit ku e dinim protestën e opozitës! Që policia lëshon gazlotsjellës për të shpëndarë protestuesit kur sulmohet e di më shumë nga televizori por që të ish kaq i fortë gazi, si lëndët helmuese luftarake që mësonim në shkollë qëmoti, nuk ma priste mendja! Ngjitëm shkallët për tek shtëpia e Dritëroit me shami lidhur hundët si ushtarë të Lëvizjes për Çlirimin e Palestinës qëmoti. Ndërkohë autoambulanca anës sheshit merrnin pa ndarë si urbanë qytetarë në hall të tyre që gazi lotsjellës i digjte sytë fort! 
Tiranë, shekulli 21! Ora 19 30 lajmet kryesore të mbrëmjes tani fillojnë…

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet garda gazi lotsjellës ilir kadia qytetarët në urgjencë garda gazi lotsjellës ilir kadia qytetarët në urgjencë

Sondazh

Poll