Aktualitet

Tiranë/ Falsifikonin dokumente, pasaporta e letërnjoftime duke përfituar para, vihen në pranga 3 persona

Në cilësinë e provës u sekuestruan skanera, usb, njësi kompjuterike, printera, karta identiteti, diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme, të falsifikuara.

21 Dhjetor 2022, 09:30 Nga a.l
Tiranë/ Falsifikonin dokumente, pasaporta e letërnjoftime duke
Policia

TIRANË- Tre persona janë vënë në pranga nga policia në Tiranë. Në njoftimin për shtyp bëhet me dijse se të arrestuarit akuzohen për falsifikim të dokuemnatve të ndryshme, kundrejt pagesës. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt përfitimeve monetare, falsifikonin diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme. Në cilësinë e provës u sekuestruan skanera, usb, njësi kompjuterike, printera, karta identiteti, diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme, të falsifikuara.

NJOFTIMI I PLOTË: 

DVP Tiranë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, operacioni policor i koduar "Falsifikimi".

Falsifikonin dokumente të ndryshme, kundrejt përfitimit monetar, vihen në pranga 3 shtetas.

Sekuestrohen skanera, usb, njësi kompjuterike, printera, karta identiteti, diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme, të falsifikuara.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, pas një pune hetimore dymujore të ndjekur me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Falsifikimi".

Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi, për veprat penale "Falsifikimi i dokumenteve", "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave" dhe "Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve", i shtetasve:

- G. Xh., 64 vjeç, A. B., 59 vjeç dhe Sh. B., 59 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt përfitimeve monetare, falsifikonin diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në përdorim nga këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, skanera, usb, njësi kompjuterike, printera, karta identiteti, diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme, të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

falsifikatoret ne tirane

Sondazh

Poll