20 Dhjetor 2022, 17:52
Nga k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quajti garën për drejtuesin e SPAK si garë mes klaneve mafioze në PS, mes Edi Ramës dhe Erion Veliaj. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD, Berisha tha kjo përplasje ishte një nga betejat më të turpshme. Në fjalën e tij, numri një i PD tha se anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë duhet që të kishin votuar në fshehtësi, por nuk u lanë.
"Çfarë ndodhi me zgjedhjen e kreut të skap. Në pamje të parë beteja ishte mes Edi Ramës dhe guverantores, që do hyjë në historinë politike të një vendi dhe çdo vendi. Një nga betejat më të turpshme. Një proces i cili duhet të kalonte në përputhje me ligjin e kushtetutën jashtë ndërhyrjeve, u shndërruar në një plasdarmë të paimagjinueshme. Në shumicë menduan se guvernatorja Kim fitoi betejën. Në fakt, nuk është se nuk u përzije guvernatorja, por beteja ishte mes klaneve më mafioze të PS. Ata numra dhe vota kishin pas tyre Edi Ramën në njërën anë, Erion Veliajn, Ulsi Manjan, etj., dhe jo më pak aktive Belinda me Ogertën që shohin çdo natën veten kandidate. Ajo ç’ka shqiptarët panë ishte vetëm perdja, sepse pas perdes ishte beteja më e ashpër që u zhvillua mes klaneve mafioze të një pushteti, që nuk njeh ligj, kushtetues dhe moral. Nuk i la kush të votonin fshehurazi, por në rrafshin filozofik ishte përjashtimi i lirisë dhe votës. Ishin skena, procese në të cilat vota nuk duhej që të diktohej. është formale. Ndaj dhe primaret në mënyrë të padiskutueshme, larg çdolloj objeksioni që PD ka sjellë nga themelimi gjeri më sot. Nuk ishin të përsosura, por në tërësinë e tyre ato mbetën një zhvillim historik edhe për Shqipërinë dhe demokracinë shqiptare. Një ta keni të sigurtë, ato janë praktika më demokratike që një forcë politike mund të përdorë. Shihni palën tjetër që kalojnë nga ekrani në ekran si hije, kemi metodën tonë thotë Edi Rama. Metoda e Enver Hoxhës. Enveri e bënte, mblidhte byrojë dhe caktonte sekretarët e parë dhe njoftohej. Edhe ky mbledh kryesinë dhe cakton kryetarët e degëve. Në këtë kontekst, kandidatët tanë, me kandidatët e tij ndryshojnë si nata me ditën. Ja ku janë, kanë ardhur me një proces demokratik dinjitoz, kurse të tjerët dalin nga klanet mafioze të pushtetit, grupet kriminale e me radhë. Këtë e kemi arritur dhe duhet ta përsosim. Është në meritën e demokratëve, që këtë proces e realizuam me përkushtim, vendosmëri, civilitet,"-tha Berisha në fjalën e tij.
sali berisha
Politike
20 Dhjetor 2022, 17:37
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi në Këshillin Kombëtar se viti që po mbyllet ishte ...
Politike
20 Dhjetor 2022, 17:36
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Numri një i Partisë Demokratike, Sali Berisha del për herë të parë pa syze që nga sulmi i dat&...
Politike
20 Dhjetor 2022, 16:47
k.m.
Bajram Begaj dhe Oerd Bylykbashi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, me një shkresë prej 7 faqesh, i ka kërku...
Politike
20 Dhjetor 2022, 16:12
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Shqipëria merr 3 dronë Bayraktar! Sot në ambientet e Kryeministrisë, Shqipëria ka firmosur marrëveshjen...
Politike
20 Dhjetor 2022, 14:56
A.B
Ina Zhupa
TIRANË- Ditën e sotme në Komisionin e Medias dhe Edukimit për sitet e trashëgimisë kulturore u përmend gjendja...
Politike
20 Dhjetor 2022, 14:03
A.B
Ina Zhupa
TIRANË- Partia Demokratike, përmes deputetes Ina Zhupa ka denoncuar skemën e abuzimeve për grantet e Start-up-eve. Sipas Zhup...
Politike
20 Dhjetor 2022, 13:33
a.l
Nikos Dendias
TIRANË- Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias do të jetë në Shqipëri ditën e nesërme. Vizita vjen n&e...
Politike
20 Dhjetor 2022, 13:00
F.M
Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese
TIRANË- Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka diskutuar sot ndryshimet në Kodin Rrugor, të pro...
Politike
20 Dhjetor 2022, 11:55
F.M
Edi Rama dhe Evis Kushi
TIRANË- Një vajzë e vogël nga Berati ka shprehur dëshirën të ketë një shkollë n&e...
Politike
20 Dhjetor 2022, 11:04
F.M
Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis dhe kryeministri Edi Rama
HIMARË- Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis pritet të mb&eu...