Politike

'Rama me metodat e Enver Hoxhës'/ Berisha: Kandidaturat për deputetë dhe ministra do të përzgjidhen përmes primareve

Berisha tha se kryeministri Edi Rama përdor metodën e Enver Hoxhës, mbledh byronë dhe cakton sekretarë dhe kryetarë të degëve.

20 Dhjetor 2022, 18:06 Nga A.B
'Rama me metodat e Enver Hoxhës'/ Berisha: Kandidaturat për
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se modeli i primareve do të përdoret për të përzgjedhur deputetët dhe qeveritarët qëndrorë, që nënkupton ministrat e shtetit. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha tha se kryeministri Edi Rama përdor metodën e Enver Hoxhës, mbledh byronë dhe cakton sekretarë dhe kryetarë të degëve.

'Çfarë ndodh kur përjashton lirinë, kur përjashton votën. Se çfarë ishte në fund të fundit, procesi i skapit, çfarë ishte. Ai duhej të ishte një proces vote, anëtarët e atij forumi duhej të votonin me votë të fshehtë, paçka se votuan haptas se nuk i la njeri të votonin fshehtas, se nuk dihej se si do të shkonte vota.

Në rrafshin politik filozofik, ishte përjashtimi i lirisë, i votës. Ishin skena, procese në të cilat vota nuk duhej të diktohej, vota është formale. Ndaj dhe, primaret në mënyrë të padiskutueshme, larg çdo lloj objeksioni ishte risia më madhore që PD ka sjellë nga themelimi, gjer sot. Nuk ishin të përsosura, por në tërësinë e tyre, ato mbeten një zhvillim historik jo vetëm për PD-në, por edhe për demokracinë shqiptare. Çdo problem i krijuar gjatë tyre do të shqyrtohet, analizohet, pasqyrohet në praktikën tonë. Ato janë praktika më demokratike që një forcë politike mund të përdorë. Shihni palën tjetër që kalojnë nga ekrani në ekran si hije. Kemi metodën tonë, thotë Rama. Po çfarë metode, ajo është metoda e Enver Hoxhës. Enveri e bëntë, mblidhte byrojë dhe caktonte sekretarët e parë dhe njoftohej. Edhe ky mbledh kryesinë dhe cakton kryetarët e degëve.

Në këtë kontekst, kandidatët tanë, me kandidatët e tij ndryshojnë si nata me ditën. Ja ku janë, kanë ardhur me një proces demokratik dinjitoz, kurse të tjerët dalin nga klanet mafioze të pushtetit, grupet kriminale e me radhë. Këtë e kemi arritur dhe duhet ta përsosim. Është në meritën e demokratëve, që këtë proces e realizuam me përkushtim, vendosmëri, civilitet.

Ne kaluam primaret për drejtuesit tanë, ajo ishte një eksperiencë e shkëlqyer, me përjashtime të rralla. Nuk krijuan çarje apo hatërmbetje të pariparueshme. Po në këtë parim do kalojnë kandidaturat për deputetë dhe qeveritarë qëndrorë”, tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll