Bota

Telash të jesh e bukur! Ishte praktikante, polices i refuzohet puna për shkak të pamjes

Ish-policja, nga Cesena, sot në mëngjes u paraqit para gjykatës civile të Forlit, në seksionin e punës, për të kërkuar që të rikthehej në detyrën e saj si oficere e policisë lokale.

20 Dhjetor 2022, 18:28 Nga k.m.
Telash të jesh e bukur! Ishte praktikante, polices i refuzohet puna
Foto ilustruese

ITALI- Një vajzë 27-vjeçare në Itali është refuzuar në testin final të konkursit për të hyrë në policinë Bashkiake të Cesenës me pretekstin se: Është shumë e bukur për t’u punësuar.

Ish-policja, nga Cesena, sot në mëngjes u paraqit para gjykatës civile të Forlit, në seksionin e punës, për të kërkuar që të rikthehej në detyrën e saj si oficere e policisë lokale.

Sipas mediave vendase, vitin e kaluar e reja fitoi konkursin për t'u futur në policinë lokale në Komunën e Çesenës, duke përfunduar në vendin e tretë. Për një vit ajo veshi uniformën e kursantit dhe më në fund bëri intervistën për t'u punësuar përgjithmonë.

Por sipas komisionit të kryesuar nga komandanti i policisë vendore Andrea Piselli, ajo nuk kishte arritur aftësitë teknike të nevojshme për të kryer shërbimin në mënyrë të pavarur.

Ndërsa efektivja në tentativë, jep një version tjetër: Më thanë se isha shumë tërheqëse, jo e përshtatshme për këtë punë.

cesena itali

Sondazh

Poll