Bota

Zyrtari amerikan: Ka disa në Rusi që pyesin nëse mund të vazhdojnë luftën në Ukrainë

Komandanti i përgjithshëm i Ukrainës, Valery Zaluzny, i tha revistës Economist javën e kaluar se Rusia po përgatit 200,000 trupa të reja për një ofensivë të madhe që mund të fillojë nga lindja, jugu apo edhe Bjellorusia nga janari, por më shumë gjasa në pranverë.

20 Dhjetor 2022, 17:37 Nga d.a.
Zyrtari amerikan: Ka disa në Rusi që pyesin nëse mund të
Ukraine

SHBA- Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha se ka pikëpamje kontradiktore në Rusi nëse do të nisë apo jo një kundërsulm në Ukrainë, por përsëriti se Uashingtoni do të vazhdojë mbështetjen e tij për Kievin, pavarësisht se cili skenar zgjidhet.

"Sigurisht që ka disa brenda Rusisë që mendoj se duan të vazhdojnë sulmet ndaj Ukrainës. Ka të tjerë që në fakt vënë në pikëpyetje aftësinë e Rusisë për ta bërë këtë”, u tha gazetarëve në kushte anonimiteti një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.

Komandanti i përgjithshëm i Ukrainës, Valery Zaluzny, i tha revistës Economist javën e kaluar se Rusia po përgatit 200,000 trupa të reja për një ofensivë të madhe që mund të fillojë nga lindja, jugu apo edhe Bjellorusia nga janari, por më shumë gjasa në pranverë.

Më 21 dhjetor, presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojë një takim të zgjeruar me zyrtarë të Ministrisë ruse të Mbrojtjes. Aty do të përmblidhet puna e forcave të armatosura ruse në vitin 2022 dhe do të përcaktohen detyrat për vitin e ardhshëm ”, tha Kremlini të martën. Folësi kryesor i takimit sipas informacioneve do të jetë ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu.

"Ai do të raportojë mbi ecurinë e operacionit special, sasinë e armëve dhe pajisjeve të marra nga trupat gjatë vitit të kaluar, ndërtimin e infrastrukturës ushtarake, rezultatet e aktiviteteve ndërkombëtare të ministrisë dhe sigurimin social të personelit ushtarak" tha shërbimi i shtypit të Kremlinit.

lufta ukraine-rusi valery zaluzny

Sondazh

Poll