Bota

Deputeti rus pretendon se Kremlini ka përfunduar çmilitarizimin e Ukrainës

Në një klip të shpërndarë nga gazetari i BBC-së, Francis Scarr, politikani rus shihet duke pretenduar në televizionin shtetëror se shumica e municioneve dhe armëve të Ukrainës janë nga NATO.

20 Dhjetor 2022, 18:00 Nga d.a.
Deputeti rus pretendon se Kremlini ka përfunduar çmilitarizimin e
Oleg Matveichev

RUSI- Deputeti rus Oleg Matveichev ka habitur me deklaratën e tij kur tha se Rusia përfundoi çmilitarizimin e Ukrainës në prill ose maj dhe televizioni shtetëror i Kremlinit duhet të ndalojë përdorimin e termit "forcat e armatosura ukrainase".

Sipas Skynews, në një klip të shpërndarë nga gazetari i BBC-së, Francis Scarr, politikani rus shihet duke pretenduar në televizionin shtetëror se shumica e municioneve dhe armëve të Ukrainës janë nga NATO.

“Në fakt, objektivi i vendosur nga Putin në lidhje me çmilitarizimin e Ukrainës u arrit në fakt në prill ose maj, nëse jemi të sinqertë. Deri atëherë, Ukraina nuk kishte më forcat e armatosura që kishte në fillim të konfliktit. Në prill, flota e tyre dhe forcat ajrore, plus shumë të tjera u shkatërruan. Ajo që kishte mbetur u mbarua atëherë."- tha ai.

Ai vazhdoi të pretendonte se "gjithçka" që kishte mbërritur në vend që atëherë ishte "nga NATO" dhe tha se ndoshta është koha që të ndalojnë përdorimin e termit "forcat e armatosura ukrainase" si të tillë në programet televizive dhe kudo tjetër dhe thjesht të thuhet se forcat e NATO-s janë tërhequr në Ukrainë.

oleg matveichev lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll