Bota

Shpërthimi te "Kroi i Vitakut", Policia e Kosovës dyshon se u shkaktua nga një shok-bombë

Në njoftimin e fundit të Policisë, thuhet se dyshohet për një shpërthim të shkaktuar nga ndonjë shok-bombë, ndërkohë që nga ky shpërthim nuk ka të lënduar.

20 Dhjetor 2022, 17:00 Nga d.a.
Shpërthimi te "Kroi i Vitakut", Policia e Kosovës dyshon se
Policia e Kosoves

KOSOVË- Pak orë më parë u raportua se në lagjen "Kroi i Vitakut" në Mitrovicën Veriore janë dëgjuar disa shpërthime ku policia e Kosovës konfirmoi se kanë ndodhur në mesditë.

Në njoftimin e fundit të Policisë, thuhet se dyshohet për një shpërthim të shkaktuar nga ndonjë shok-bombë, ndërkohë që nga ky shpërthim nuk ka të lënduar.

“Njësitet relevante policore kanë dalë në atë lokacion, nga ku dyshohet se është dëgjuar shpërthimi, i cili dyshohet të jetë shkaktuar nga ndonje mjet shpërthyes (shok bombë) por që deri më tani nuk është raportuar për ndonjë lëndim apo  dëmtim”.-thuhet në njoftim.

Më herët, nga Policia e Kosovës është konfirmuar se shpërthimi i dëgjuar pas orë 12 të ditës “me gjasë” është shkaktuar nga ndonjë mjet piroteknik.

tensione në veri të kosovës policia e kosoves

Sondazh

Poll