Bota

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov u fotografua duke mbajtur një orë 6 milionë dollarëshe

Në disa foto të publikuara së fundmi nga një gazetare ruse, teksa Peskov ishte duke marrë pjesë në një event, ajo që ra në sy ishte ora 6 milion dollarëve në dorën e tij.

20 Dhjetor 2022, 18:24 Nga d.a.
Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov u fotografua duke mbajtur
Peskov

RUSI- Njohësit e situatës aktuale që po ndodh në botë në lidhje me luftën në Ukrainë, tashmë janë familjarë dhe me disa nga figurat e njohura të politikës së dy vendeve, përfshirë dhe zëdhënësin e Kremlinit, Dimitry Peskov.

Në disa foto të publikuara së fundmi nga një gazetare ruse, teksa Peskov ishte duke marrë pjesë në një event, ajo që ra në sy ishte ora 6 milion dollarëve në dorën e tij.

Konferencat rutinë të zyrtarit janë një ndeshje e përditshme, me një sërë pretendimesh dhe mohimesh që tërheqin pa ndryshim skepticizëm të gjerë që shpesh kalon në tallje të plotë.

Megjithatë, ai mbetet një aleat në dukje jashtëzakonisht i besueshëm i Vladimir Putinit dhe nëse duhen besuar raportet rreth çmimit të orës së tij, një aleat shumë i paguar gjithashtu.

dmitry peskov vladimir putin

Sondazh

Poll