Bota

"Takimi me ministrin e jashtëm, i domosdoshëm", Borell dënon mbështetjen e Iranit ndaj Rusisë

Në një postim në rrjetet sociale Borrell tha BE do të vazhdojë të punojë me Iranin për rivendosjen e marrëveshjes bërthamore të Iranit të vitit 2015.

20 Dhjetor 2022, 16:28 Nga d.a.
"Takimi me ministrin e jashtëm, i domosdoshëm", Borell
Borrell

BRUKSEL- Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell dënoi të martën mbështetjen e Iranit për Rusinë në luftën e saj në Ukrainë dhe shtypjen e vazhdueshme të opozitës në vend.

Në një postim në rrjetet sociale Borrell tha BE do të vazhdojë të punojë me Iranin për rivendosjen e marrëveshjes bërthamore të Iranit të vitit 2015.

“Takim i domosdoshëm me ministrin e jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian në Jordani në mes të përkeqësimit të marrëdhënieve Iran-BE”, shkroi Borrell në Twitter përpara një konference rajonale të organizuar nga Jordania.

Borrell theksoi nevojën për të ndaluar menjëherë mbështetjen ushtarake për Rusinë dhe represionin e brendshëm në Iran. Ai tha se duhet të mbajnë komunikimin e hapur dhe të rivendosin JCPOA në bazë të negociatave të Vjenës.

lufta ukraine-rusi josep borrell hossein amirabdollahian

Sondazh

Poll