Bota

Forcat pakistaneze rimarrin stacionin e policisë, 33 militantë të vrarë gjatë operacionit

Militantët islamikë nga talebanët pakistanezë pushtuan qendrën në lagjen e largët veriperëndimore Bannu të dielën. Disa persona, duke përfshirë zyrtarë të sigurisë, ndodheshin brenda në atë moment.

20 Dhjetor 2022, 15:42 Nga d.a.

Forcat pakistaneze rimarrin stacionin e policisë, 33 militantë

PAKISTAN- Forcat pakistaneze të sigurisë kanë rimarrë një stacion policie që u kap, duke vrarë të 33 pengmarrësit, tha ministri i mbrojtjes.

Sipas BBC, militantët islamikë nga talebanët pakistanezë pushtuan qendrën në lagjen e largët veriperëndimore Bannu të dielën. Disa persona, duke përfshirë zyrtarë të sigurisë, ndodheshin brenda në atë moment.

Ministri i Mbrojtjes, Khawaja Muhammad Asif, tha se të gjithë pengjet u liruan, dy forca speciale u vranë dhe 10 deri në 15 anëtarë të ushtrisë u plagosën.

Talebanët pakistanezë i kanë shtuar sulmet e tyre që kur i dhanë fund armëpushimit muajin e kaluar.

pakistan khawaja muhammad asif

Sondazh

Poll