Bota

“Po kërkon viktima për heqjen e barrikadave", Rakiç i përgjigjet Kurtit dhe i bën thirrje: Liro serbët e arrestuar

Në një video fjalim të mbajtur nga barrikada afër Rudarit, Rakiç tha se deklarata e fundit e Kurtit i ka tejkaluar të gjitha masat.

20 Dhjetor 2022, 15:02 Nga d.a.
“Po kërkon viktima për heqjen e barrikadave", Rakiç
Rakiç

KOSOVË- Kryetari i Listës Serbe i është përgjigjur me video-mesazh kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe i ka treguar kushtet për heqjen e barrikadave.

Sipas mediave serbe, në një video fjalim të mbajtur nga barrikada afër Rudarit, Rakiç tha se deklarata e fundit e Kurtit i ka tejkaluar të gjitha masat.

“Kurti në deklaratën e tij kërcënon hapur se do t'i vrasë serbët në barrikada sepse siç thotë ai nuk ka rrugë tjetër për t'i larguar.Meqë Kurti kërkon viktima, nga ky vend po i them se receta për heqjen e barrikadave është e thjeshtë: lironi të gjithë serbët e arrestuar, tërhiqni të gjitha njësitë nga veriu i Kosovës, hiqni të gjitha listat sekrete dhe listat për vrasjen e serbëve”, tha Rakiç.

 
Prej 11 ditësh në kufinjtë e Kosovës ka barrikada. E gjitha nisi pasi policia e Kosovës arrestoi ish-pjesëtarin e këtij institucioni, Dejan Pantiç, nën dyshimet se ishte përfshirë në sulmet kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës. Nga ajo ditë deri sot, pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve, barrikadat nuk janë hequr.

goran rakiç tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll