Bota

Tërmet i fortë godet Kaliforninë Veriore/ Mijëra banesa mbeten pa energji elektrike, dëmtohet një urë

Më shumë se 71,000 ndërprerje u raportuan menjëherë pas orës 4:30 të mëngjesit PT.

20 Dhjetor 2022, 14:52 Nga a.l
Tërmet i fortë godet Kaliforninë Veriore/ Mijëra banesa
tërmet

SHBA- Një tërmet me magnitudë 6.4 goditi zonën Eureka të Kalifornisë Veriore, duke tronditur njerëzit nga gjumi, duke lënë mijëra banesa pa energji elektrike dhe duke dëmtuar të paktën një urë. Mediat e huaja raportojnë se tërmeti, i cili goditi në orën 2:34 të mëngjesit PT, ishte i përqendruar në Paqësorin në brigjet e detit, rreth 7.5 milje nga qyteti i Ferndale në kontenë Humboldt.

Kjo është rreth 20 milje me makinë në jugperëndim të Eurekës dhe 280 milje me makinë në veriperëndim të Sacramento. Shumica e shtëpive dhe bizneseve në kontenë Humboldt ishin pa energji të martën herët. Më shumë se 71,000 ndërprerje u raportuan menjëherë pas orës 4:30 të mëngjesit PT - nga 99,000 klientë të gjurmuar në qark - sipas gjurmuesit të shërbimeve PowerOutage.us. 

Tërmeti i së martës vjen saktësisht një vit pasi një tërmet me magnitudë 6.2 goditi afërsisht të njëjtën zonë. Ai tërmet goditi pak afër Kepit Mendocino të kontesë Humboldt më 20 dhjetor 2021 dhe shkaktoi dëme të vogla në ndërtesat në zonë./Dosja.al

termet ne kaliforni

Sondazh

Poll