Bota

Tensionet në veri të vendit, raportohet për një shpërthim në lagjen “Kroi i Vitakut” në Mitrovicë

Sipas informacioneve të deritanishme ende nuk dihet nëse ishte bombë çorientuese apo mjete piroteknike apo nëse kishte për synim ndonjë objekt.

20 Dhjetor 2022, 15:22 Nga d.a.
Tensionet në veri të vendit, raportohet për një
Policia e Kosoves

KOSOVË- Vijon të jetë një situatë e tensionuar në veri të Kosovës ku ekipi i RTKS-së teksa po qëndron në lagjen “Kroi i Vitakut”, ka raportuar për një shpërthim.

Sipas informacioneve të deritanishme ende nuk dihet nëse ishte bombë çorientuese apo mjete piroteknike apo nëse kishte për synim ndonjë objekt.

Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, të cilët prej 11 ditësh po kujdesen për sigurinë e qytetarëve shqiptarë e serbë në këtë lagje, menjëherë kanë filluar të kryejnë kërkime, se nga cila shtëpi është hedhur ky mjet shpërthyes.

Ndërkohë, Policia e Kosovës po vazhdon të qëndrojnë me orar të zgjatur, pothuajse në të gjitha lagjet e veriut ku jetojnë komunitetet e përziera. Madje, ata po shërbehen me gjëra të ndryshme  ushqimore nga banorët shqiptarë të lagjes “Kroi i Vitakut”.

Ndërsa, përveç Policisë së Kosovës, monitorimi i situatës në veri po bëhet edhe nga ajri. Një helikopter për më shumë se 15 minuta ka fluturuar mbi këtë zonë të vendit./RTKlive/

policia e kosoves tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll