Aktualitet

Shembet ballkoni i një ndërtese në Kavajë, bie 32-vjeçari! Transportohet në spital

I riu, i identifikuar vetëm me inicialet I.H., është dërguar me urgjencë në spital, ku edhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

20 Dhjetor 2022, 16:08 Nga k.m.
Shembet ballkoni i një ndërtese në Kavajë, bie
Foto ilustruese

KAVAJË- Një 32-vjeçar ka rënë nga ballkani i banesës së tij, pasi stuktura është shembur pjesërisht. I riu, i identifikuar vetëm me inicialet I.H., është dërguar me urgjencë në spital, ku edhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I PLOTË:

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 20.12.2022, rreth orës 15:30, në lagjen nr. 5, në Kavajë, është shembur pjesërisht ballkoni i katit të tretë të një pallati dhe për pasojë ka rënë nga ballkoni, shtetasi I. H., 32 vjeç. Si pasojë 32-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

kavaje

Sondazh

Poll