Aktualitet

Takimi me Ministrinë e Shëndetësisë, Shoqata e Invalidëve në Elbasan flasin të zhgënjyer: Do dalim sërish në grevë, nuk u zgjidh gjë

Skënder Sallaku, Sekretar i Shoqatës së Invalidëve, tha se ata mbërritën 30 minuta para se të niste takimi por i lanë të prisnin 1 orë.

20 Dhjetor 2022, 13:48 Nga a.l
Takimi me Ministrinë e Shëndetësisë, Shoqata e
banori

ELBASAN- Takimi i zhvilluar me Ministrinë e Shëndetësisë nuk ka shkuar ashtu siç parashikohej nga Shoqata e Invalidëve në qytetin e Elbasanit. Në një deklaratë për mediet, Skënder Sallaku, Sekretar i Shoqatës së Invalidëve, tha se ata mbërritën 30 minuta para se të niste takimi por i lanë të prisnin 1 orë. Pas takimit, ai u shpreh se premtimi që u ishte bërë paraprakisht ishte i kotë, pasi në fund të diskutimeve nuk u arrit plotësimi i kërkesë së tyre dhe KEMP-i vijon të jetë i përgjysmuar. 

"Fola me drejtoreshën e përgjithshme dhe na u premtua që ditën e hënë do të kemi një takim në Tiranë te Ministria, shërbim social po rishte gënjeshtër. Pastaj më vjen ditën e dielë dhe merr shërbimi social i Elbasanit, punonjësja e Bashkisë, Skëndër ditën e hënë gjithë që jeni ju aty do mblidhet një kemp epror. Do mblidhet një kemp i pavaruar siç e kërkoj unë dhe do dilni në komision, e kishim orarin në 12:00. Në si njerëz hallexhinj që jemi shkuam gjysmë ore më përpara. Morëm, taksi morëm makina nga 50 mijë lekë, janë shpenzime këto. Që në orën 12:00 na kanë lënë 1 orë. Po vjen Viti i Ri kemi ngel pa lekë. Kam marrë lekë borxh nga kunati, futem 300 mijë lekë kot për çfarë. Do të pres tre ditë përgjigje nga ministria ose nga kryeministri, mbas 3 ditësh, ditën e 4 unë do futem në grevë urie", tha ai.  

Disa invalidë në qytetin e Elbasanit nisën grevë urie 6 ditë më parë duke pretendeuar se u janë përgjysmuar pagesat e KEMP-it. Invalidët thonë se përgjysmimi i pagesave të KEMP-it ka nisur prej muajit tetor, ndërsa nga ky vendim janë prekur rreth 380 anëtarë të kësaj shoqate.

shoqata e invalideve ne elbasan

Sondazh

Poll