Aktualitet

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, grabiti 4 herë gjatë dhjetorit, arrestohet 39-vjeçari në Sarandë (EMRI)

39- vjeçari ka thyer masën e sigurisë 'Arrest në Shtëpi' për veprën penale 'Vjedhja' dhe kreu 4 herë të tjera të njejtën vepër penale.

20 Dhjetor 2022, 14:20 Nga A.B/A.L

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”,

SARANDË- Andon Qurku është arrestuar sot nga Policia në Sarandë. Në njoftimin për shtyp policia bën me dije se 39- vjeçari ka thyer masën e sigurisë 'Arrest në Shtëpi' për veprën penale 'Vjedhja' dhe kreu 4 herë të tjera të njejtën vepër penale. Qurku, dyshohet se gjatë muajt dhjetor ka vjedhur: disa bizhuteri me vlerë në banesën e shtetases O. H., sende me vlerë në banesën e shtetasit A. Z., një shumë lekësh në dyqanin e shtetasit F. Zh. dhe orendi shtëpiake në banesën e personit të idenitifkuar me iniciale N. Ç.

NJOFTIMI I PLOTË:

Sarandë/Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”, dhe kreu 4 herë të tjera të njëjtën vepër penale, vihet në pranga 39-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas që thyente masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe kryente vjedhje, në zona të ndryshme të qytetit të Sarandës, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit A. Q., 39 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas dyshohet se gjatë muajt dhjetor ka vjedhur: disa bizhuteri me vlerë në banesën e shtetases O. H., sende me vlerë në banesën e shtetasit A. Z., një shumë lekësh në dyqanin e shtetasit F. Zh. dhe orendi shtëpiake në banesën e shtetasit N. Ç.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata, për veprën penale "Vjedhja".

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

arrestime ne sarande andon qurku

Sondazh

Poll