Aktualitet

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja: Nafta do shitet 199 lekë për litër, benzina 177 lekë, gazi 71 lekë

Nga sot nafta do të shitet 199 lekë për litër, benzina 177 lekë dhe gazi 71 lekë. 

20 Dhjetor 2022, 15:38 Nga A.B
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja: Nafta do shitet 199
Nafta

TIRANË- Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve. Nga sot nafta do të shitet 199 lekë për litër, benzina 177 lekë dhe gazi 71 lekë. 

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 199 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 187 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 177 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 165 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 106 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot në orën 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Vendim i Bordit të Transparencës 20.12.2022

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 20 Dhjetor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit. Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 19.12.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 716, +19 nga data 13.12.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 855, -11 nga data 13.12.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje të lehtë në 108. 26 (-1.5 nga data 13.12.2022).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 199 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 187 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 177 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 165 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 106 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 20 Dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

cmimet e karburanteve

Sondazh

Poll