Aktualitet

Sekuestrimi i 40 mln euro medikamenteve, Policia: Kemi krye 6 megaoperacioni e prangosur 14 persona

Gjatë operacionit, në njoftim theksohet se në Shqipëri janë zhvilluar 6 operacione dhe megaoperacioni si dhe janë arrestuar 14 persona.    

20 Dhjetor 2022, 14:34 Nga I.A
Sekuestrimi i 40 mln euro medikamenteve, Policia: Kemi krye 6 megaoperacioni e
Policia

TIRANË- Policia shqiptare ka reaguar pas operacionit Shield të Europolit për të goditur trafikimin e barnave. Me anë të një njoftimi për mediat, Policia ka theksuar se operacioni i Europol u zhvillua në një periudhë 7 mujore, nga muaji maj deri në tetor të këtij viti. Gjatë operacionit, në njoftim theksohet se në Shqipëri janë zhvilluar 6 operacione dhe megaoperacioni si dhe janë arrestuar 14 persona. Po ashtu në vendin tonë janë sekuestruar dhe medikamente me vlerë mbi 100 mijë euro.     

Njoftimi i Policisë:

Policia shqiptare ishte pjesë e operacionit ndërkombëtar “Shield”, i koordinuar nga Europol, për goditjen e trafikimit të barnave të falsifikuara dhe të substancave të rrezikshme për shëndetin. Operacioni u zhvillua nga muaji prill deri në muajin tetor të vitit 2022, u drejtua nga Franca, Greqia, Italia dhe Spanja dhe përfshiu policinë dhe autoritetet doganore të 28 vendeve.

Gjatë periudhës 7-mujore të zhvillimit të këtij operacioni ndërkombëtar, Policia shqiptare ka zhvilluar 6 operacione dhe megaoperacione për goditjen e kontrabandimit të barnave mjekësore. Gjatë këtyre operacioneve janë vënë në pranga 14 shtetas, janë proceduar penalisht 6 shtetas, si dhe janë sekuestruar medikamente të ndryshme mjekësore, me vlerë mbi 100 000 euro.

Gjatë operacionit ndërkombëtar “Shield”, në të gjitha vendet e përfshira, u goditën 59 grupe kriminale dhe u ndaluan 349 persona të dyshuar. Gjithashtu, gjatë operacionit u sekuestruan sasi të mëdha të barnave të falsifikuara, substanca dopingu, suplemente të paligjshme ushqimore dhe sportive, vaksina të falsifikuara kundër COVID-it, produkte sanitare dhe pajisje mjekësore. Policia e Shtetit është e angazhuar dhe shumë e vendosur për të punuar ngushtësisht me partnerët, në përmbushjen e misionit të përbashkët, luftës kundër krimeve ekonomike e financiare, korrupsionit, pastrimit të parave, krimit të organizuar dhe terrorizmit.

operacioni shield policia shqiptare

Sondazh

Poll