Sport

OPINION/ Leo Messi pushon së ëndërruari për t'u bërë i përjetshëm si Diego Armando Maradona, ai tashmë e ka arritur këtë…

Një nga argumentet në krahasimin Maradona-Messi, për të cilin shumë pretenduan se Leo nuk ishte në nivelin e Diegos, ishte për faktin se numri '10' aktual nuk e kishte fituar Kupën e Botës, por pas Katarit 2022, 'Pleshti' e ka arritur këtë rekord.

20 Dhjetor 2022, 12:04 Nga DOSJA

OPINION/ Leo Messi pushon së ëndërruari për t'u

ARGJENTINE - ‘Albicelestët’ kanë mundur Francën në finalen e Kupës së Botës 2022 dhe Messi ka përmbushur një ëndërr që e ka ndjekur gjatë gjithë karrierës së tij. Përveç kësaj, ai e ka arritur, duke shënuar dy gola në lamtumirën e tij në kompeticion, me të cilin ka bërë edhe një herë histori në Kupat e Botës.

Maradona në 1986, Messi në 2022

36 vjet pasi Argjentina mori yllin e saj të dytë, me Diego Maradonën si numrin ‘10’ në skuadër, Messi më "maradonia" ka shenjtëruar edhe një herë "Albiceleste", si ekipin më të mirë në botë. Një nga argumentet kryesore në krahasimin Maradona-Messi, për të cilin shumë pretenduan se Leo nuk ishte në nivelin e Diegos ishte për faktin se '10' aktuale argjentinase nuk e kishte fituar Kupën e Botës, por pas Katarit 2022, 'Pleshti' e ka arritur këtë rekord në pjesëmarrjen e tij të pestë. Përveç arritjes së yllit të tretë për skuadrën e tij, Messi ka arritur edhe diçka që 'El Pibe Oro' nuk e ka arritur në kohën e tij: të shënojë një gol në finalen e Kupës së Botës.

Legjenda e Messit rritet në “Katar 2022”

Leo Messi është histori në Kupat e Botës. Në finalen ndaj Francës, argjentinasi është bërë lojtari që ka luajtur më shumë ndeshje në këtë turne, me 26. Në gjysmëfinalen kundër Kroacisë, Leo barazoi Lothar Matthäus në 25 paraqitjet e Botërorit dhe pasi luajti ndeshjen e fundit në “Katar 2022”, Messi tani e ka kaluar gjermanin. Legjenda e Messit është rritur gjithashtu, pasi ai u bë lojtari i parë që shënon në të gjitha raundet me eliminim direkt të një Botërori. Messi ka shënuar në 1/16, çerekfinale, gjysmëfinale dhe në finalen e Botërorit. Deri më tani, vetëm pesë futbollistë kanë arritur të shënojnë në fazën e 16-të, çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve, por asnjëri prej tyre nuk e ka ngritur Kupën e Botës, një mallkim që Messi e ka thyer.

OPINION/ Leo Messi pushon së ëndërruari për t'u

Historia e Messit në Kupat e Botës

Debutimi i Messit në Kupën e Botës erdhi në edicionin e vitit 2006. Më 16 qershor, në moshën 19-vjeçare, ai u bë argjentinasi më i ri që luajti dhe shënoi në një Kupë Botërore. Në turneun e atij viti, Messi luajti tre ndeshje, njëra prej tyre si titullar dhe ishte i pranishëm deri në 1/16. Argjentina do të eliminohej ndaj Gjermanisë në çerekfinale, ndeshje në të cilën Messi qëndroi në stol. Katër vjet më vonë, në Afrikën e Jugut 2010, Messi ishte bërë titullar absolut për skuadrën e drejtuar nga Diego Maradona. '10' i 'Albiceleste' i luajti të pesë ndeshjet për ekipin e tij dhe debutoi si kapiten në njërën prej tyre, më 22 qershor. Por ëndrra e tij u ndërpre sërish pas humbjes në çerekfinale, sërish ndaj Gjermanisë. Deri në Botërorin aktual, viti kur Messi iu afrua më shumë realizimit të fantazisë së një planeti të tërë ishte në Brazil 2014. Leo luajti të 7 ndeshjet me kombëtaren e tij dhe shënoi 4 gola, por në finale Gjermania u bë edhe një herë si 'kokosi' për t'i rrëmbyer 'Albiceleste' fitoren dhe Kupën.

Rusia 2018 ka qenë Botërori më i keq i Messit. Ylli argjentinas luajti vetëm katër ndeshje, në të cilat shënoi një gol, teksa skuadra e tij u eliminua në fazën e 16-të kundër Francës, skuadrës që fitoi trofeun e atij edicioni. Në “Katar 2022” u prezantua si mundësia e fundit për '10' e Argjentinës për të marrë kupën më të rëndësishme që i mungonte koleksionit të tij, fakt që u konfirmua në një konferencë për shtyp para finales. Messi ka luajtur 7 ndeshje, të gjitha si kapiten dhe ka shënuar 7 gola për të fituar Kupën e Botës 2022. Një trofe që vjen 18 vite pas debutimit të tij në këtë turne.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll