Sport

Fitorja e Argjentinës: “Papa ishte i pari, ndër të lumturit”, ka deklaruar kardinali Sandri...

“Sigurisht që kemi biseduar për këtë me Papën, të gjithë jemi shumë të lumtur”

20 Dhjetor 2022, 10:57 Nga DOSJA
Fitorja e Argjentinës: “Papa ishte i pari, ndër të

VATIKAN - “Ne sigurisht biseduam për këtë me Papën, të gjithë jemi shumë të lumtur për fitoren e Argjentinës në finalen e Botërorit të futbollit. Dhe këtë mëngjes Papa ishte me të vërtetë i pari nga të lumturit”. 

Këtë e tha për ANSA kardinali argjentinas Leonardo Sandri, i cili mëngjesin e sotëm pati një audiencë me Papa Françeskun. “Ishte një rezultat i shkëlqyer për një kombëtare që po përgatitet prej kohësh, - komentoi Sandri duke iu referuar gëzimit të Papës argjentinas, - në këtë kuptim po flasim për shpengim. Papa paralajmëroi për vlerat e sportit sepse nga këto ngjarje duhet të rritet dialogu, vëllazërimi, edhe vlera e vuajtjes sportive”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll