Sport

‘Shi’ sanksionesh në futbollin francez! 76 lojtarë, trajnerë dhe menaxherë, dënohen si pjesëmarrës në bastet sportive…

Liga Profesioniste e Futbollit Francez sanksionoi 76 lojtarë, menaxherë dhe trajnerë të hënën në mbrëmje për mosrespektim të ndalimit të basteve sportive gjatë sezonit 2020-2021.

20 Dhjetor 2022, 11:17 Nga DOSJA
‘Shi’ sanksionesh në futbollin francez! 76 lojtarë,
Catelletto, Djiku dhe Cardona u ndëshkuan pasi morën pjesë në baste sportive

FRANCE - Një ‘shi’ sanksionesh ra mbi futbollin profesionist francez. LFP sanksionoi 76 lojtarë, trajnerë dhe menaxherë të hënën në mbrëmje. Këta të fundit nuk kanë respektuar ndalimin e tyre në bastet sportive gjatë sezonit 2020-2021, çka nuk lejohet në Kodin Sportiv.

“Këto shkelje kryhen edhe pse së bashku LFP dhe UNFP (sindikata e lojtarëve) po kryejnë fushata sensibilizuese apo informuese me klubet në baza ditore ”,- shkruan LFP në komunikatën e saj për shtyp.

Komisioni kujton se aktorët e garave të organizuara nga FFF ose LFP (në veçanti lojtarët, trajnerët, drejtuesit e klubeve profesionale të futbollit) janë të ndaluar të marrin pjesë në basteve, online ose në rrjetet fizike, në të gjitha garat e futbollit, pavarësisht nëse ato janë vendase apo të huaj”,- shtoi ajo.

Trajneri i portierëve të femrave të PSG, Guillaume Lemire, mori dënimin më të rëndë: pezullim me katër ndeshje dhe gjobë prej 1.000 euro. Mes lojtarëve, Samy El Khiar, mesfushori i Quevilly-Rouen, është më i sanksionuari: pezullim me katër ndeshje dhe një gjobë të pezulluar prej 2.000 euro.

Pesë lojtarë të Ligue 1 janë dënuar gjithashtu: portieri i Auxerre, Donovan Léon është i pezulluar për pesë ndeshje. Irvin Cardona, sulmuesi i Brest (katër ndeshje, duke përfshirë dy të pezulluara dhe një gjobë 1.500 euro), Sacha Delaye, mesfushori i Montpellier dhe Alexander Djiku, mbrojtësi i Strasburgut (një ndeshje pezullim) gjithashtu humbasin rikthimin e Ligue 1. Jean-Charles Castelletto, mbrojtësi i Nantes, është nën kërcënimin e një pezullimi të rëndë: katër ndeshje të pezulluara.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll