Sport

Të shqetësuar për shëndetin e Gianluca Viallit, nëna e tij fluturon për në Londër...

Ish-sulmuesi 'azzurr' po përballet me një fazë delikate të sëmundjes...

20 Dhjetor 2022, 10:41 Nga DOSJA
Të shqetësuar për shëndetin e Gianluca Viallit, nëna e

ITALI - Bota e futbollit është e shqetësuar në këto orë për gjendjen shëndetësore të Gianluca Viallit. Ish-sulmuesi i Cremonese, Sampdoria dhe Juves, po përballet me kancerin pankreatik me të cilin jeton prej pesë vitesh. Vialli, i cili kohë më parë foli për sëmundjen e tij si “mysafir i paftuar” dhe “shoqërues udhëtimi që me kënaqësi do ta kisha shmangur”, javën e kaluar njoftoi ndërprerjen e angazhimeve me Federatën e Futbollit dhe Italinë, pikërisht për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. “Duhet ta ndihmoj trupin tim,- saktësoi ai, - që ta kapërcejë këtë fazë të sëmundjes”.

Vialli prej disa kohësh jeton në Londër dhe pikërisht aty është shtruar sërish në klinikën, ku tashmë kishte kryer dy cikle kimioterapie. Gjendja e tij do të përkeqësohej orët e fundit dhe nëna e tij 87-vjeçare Maria Teresa u largua dje nga Kremona për në Angli. Shenjë e delikatesës së momentit që përshkon ish-kampionin blu. 

Ditët e fundit Vialli kishte pasur shumë mesazhe solidariteti, afërsie dhe dashurie nga e gjithë bota e futbollit, shumë ish-bashkëlojtarë (për shembull Mancini, Ravanelli dhe Cabrini), lojtarë që kishte drejtuar gjatë karrierës së tij si trajner (Thierry Terry) dhe miq dhe të njohurit. Të gjithë u mblodhën rreth një prej meshkujve më të dashur dhe më ikonë të sportit italian.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll